Dy persona kanë rënë në pranga dhe 4 të tjerë janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale.

Mësohet se në pranga ka rënë 43-vjeçari I.H., pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Kavajë e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” kryer në bashkëpunim.

Po ashtu është arrestuar edhe 22-vjeçari O.B., pasi në rrugën “Hoxha Tahsim” është kapur duke drejtuar motomjetin e tij, pa lejen përkatëse.

Uniformat blu bëjnë me dije se është proceduar 38-vjeçarja A.Z.,  pasi në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë ka keqtrajtuar fëmijën e saj banesë.

Ndërsa Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin Ll. P,  68 vjeç, me detyrë përgjegjës sektori të një kompanie pasi ka depozituar dhera dhe inerte në anë të rrugës me kamionin e kompanisë ku punon.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit:

-B. M, 57 vjeç, pasi në Rrugën e Arbërit, pranë fshatit Brrar, u konstatua duke hedhur inerte të ndryshme pranë lumit;

-N. T, 46 vjeç, pasi në Rrugën e Dajtit, tek “Lapidari“, gjatë kontrollit të mjetit që po drejtonte janë gjetur e sekuestruar 8 trarë (binar);

Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Tiranë-Informacion-Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim I. H., 43 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” kryer në bashkëpunim.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin e shtetasit O. B., 22 vjeç, pasi në rrugën “Hoxha Tahsim” është kapur duke drejtuar motomjetin e tij, pa lejen përkatëse.

———

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin Ll. P, 68 vjeç, me detyrë përgjegjës sektori të një kompanie pasi ka depozituar dhera dhe inerte në anë të rrugës me kamionin e kompanisë ku punon.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit:

-B. M, 57 vjeç, pasi në Rrugën e Arbërit, pranë fshatit Brrar, u konstatua duke hedhur inerte të ndryshme pranë lumit;

-N. T, 46 vjeç, pasi në Rrugën e Dajtit, tek “Lapidari“, gjatë kontrollit të mjetit që po drejtonte janë gjetur e sekuestruar 8 trarë (binar);

-A.Z, 38 vjeçe, sepse në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në banesë, ka keqtrajtuar fëmijën e saj të mitur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme proceduriale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb