Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë arrestuar një 46-vjeçar.

Blutë njoftojnë se 46-vjeçari, i cili identifikohet me inicialet G. Sh., 46 vjeç, është vënë në pranga pasi ka ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe dy fëmijëve të tyre të mitur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: