Policia e Tiranës arreston disa shtetas për vepra të ndryshme penale, që nga dhuna në familje deri tek përndjekja. Po ashtu ka sot të arrestuar për vjedhje si dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. K., 48 vjeç, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, në prani të fëmijëve të mitur.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. P., 23 vjeç, sepse ka përndjekur vazhdimisht ish-të dashurën e tij, duke i krijuar asaj gjendje frike dhe pasigurie për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, shtetasin A. M., 22 vjeç, pasi në Bulevardin e Ri, në bashkëpunim me një shtetas ende të paidentifikuar (punohet për identifikimin dhe kapjen e tij) është kapur në flagrancë duke prerë me mjete prerëse një pjesë kablloje elektrike nëntokësore të ndriçimit të bulevardit.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. G., 36 vjeç, pasi në rrugën “Ali Demi”, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb