LIBRAZHD

Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia e Librazhdit pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe e ka kërcënuar me sëpatë.

Sipas të dhënave të para, ngjarja ka ndodhur në fshatin Zdrajsh në Librazhd, teksa policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe i ka vënë prangat burrit, ndërsa është plotësuar urdhër-padia për sigurimin e urdhrit të mbrojtjes për gruan e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: