MAT

Policia e Matit ka vendosur në pranga një 29-vjeçar, pasi ky i fundit ushtronte dhunë sistematike ndaj bashkëshortes së tij.

Mbi të riun rëndon akuza e “dhunës në familje”.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Mat / Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij, vihet në pranga 29-vjeçari.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. M., 29 vjeç, banues në Klos, për veprën penale
“Dhunë në familje”, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: