Anësori i Juventusit, Angel Di Maria konfirmoi dëshirën e tij për t’u rikthyer te Rosario Central në Argjentinë, në të ardhmen e afërt.

Di Maria e filloi karrierën  me klubin e qytetit të tij pasi ra në sy tek të rinjtë , duke kaluar një vit me ekipin e parë përpara se të bënte një transferim prej 8 milionë euro te Benfica në korrik 2007.

Ai nënshkroi një kontratë njëvjeçare me Juventusin verën e kaluar dhe ka luftuar për të treguar më të mirën e tij në Torino, duke kontribuar drejtpërdrejt në pesë gola në 11 paraqitje në Serie A.

“E di që është e vështirë por dua të kthehem te Rosario. Ëndrra e të gjithë argjentinaseve është që një ditë të luajnë në Europë ndërsa imja tani është që të kthehem në vendlindje dhe të bashkohem me skuadrën ku u rrita. Nëse do të krijohet mundësia, do ta shfrytëzoj menjëherë” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb