Dy ditë para finales së madhe gjithçka po shkon mirë për Argjentinë, duke rikuperuar edhe futbollistët e dëmtuar. Të enjten shumë media raportuan se Messi mungonte në stërvitje, por ai ishte në një seancë speciale trajnimi dhe nuk bëhet fjalë për dëmtim apo ndonjë problem shëndetësor.

Lajm i mirë për trajnerin Scaloni është ai i Di Marias, që është i rikuperuar plotësisht nga dëmtimi. Anësori argjentinas ishte në stol në ndeshjen e fundit dhe ndaj Francës, por tekniku nuk rrezikoi, duke menduar më larg. Dhe vendimi i dha të drejtë, tashmë Di Maria pritet të japë gjithçka më 18 dhjetor.

Gjithashtu, kombëtares argjentinase i rikthehen edhe Marcos Acuna dhe Gonzalo Montiel, pasi vuajtën pezullimin me një ndeshje për shkak të kartonëve të verdhë.

E thënë me pak fjalë, Argjentina është “top” para finales kundër Francës, mbetet për t’u parë se si amerikano-jugorët do ta interpretojnë sfidën me dëshirën që në fund të ngrejnë lart trofeun, që mungon nga viti 1986.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb