Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka pritur dje në zyrën e saj një të ftuar me aftësi të rralla për sa i përket moshës së tij. Bëhet fjalë për Eljon, djali 3-vjeçar që di shumë mirë të lexojë dhe të numërojë.

“Dje një zyrën time prita një të ftuar super të veçantë bashkë me prindërit e tij, Eljo 3-vjeçar nga Elbasani, që gëzon dhunti e aftësi të rralla. Ai lexon rrjedhshëm, numëron dhe shkruan madje edhe fjalë të vështira” – shkruan Ministrja Kushi në rrjetin e saj social Facebook.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Përmes një mesazhi, Kushti i ka ofruar prindërve të vogëlushit mbështetje për t’i ofruar ndihmë.

“Është shumë e qartë që ai ka një tjetër zhvillim e nivel inteligjence në krahasim me shumicën e fëmijëve të moshës së tij. Prandaj, prindërve të tij i ofrova gjithë gadishmërinë time për t’i ndihmuar për çfarëdo është e nevojshme nëpërmjet specialistëve të ndryshëm, të cilët do të përcaktojnë edhe llojin e fushës ku Eljo i vogël e i madh ka nevojë për t’u mbështetur” – shprehet Ministrja Kushi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb