Shqiptarët janë në revoltë dhe prej 15 ditësh kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.
Një pjesëmarrje rekord, siç nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, protestuesit shprehen të vendosur për largimin e kryeministrit.
Kjo revoltë na kujton protestat e dhjetorit të ’90 , ku shqiptarët kërkonin rrëzimin e regjimit.
Në atë kohë Ramiz Alia propozonte që ndaj protestuesve të mos veprohej me forcë, por të dialogohej.
Protestat e dhjetorit 1990 sollën edhe ndryshimin e regjimit dhe sjelljen e pluralizmit dhe demokracisë në vend.
