Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti deklaroi se takimi në Washington në lidhje me dialogun me Seribnë, mund të ndodhë brenda javësh.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai tha se ka qenë e natyrshme që takimi paraprak të anulohet për shkak të propozim të aktakuzës që është ngritur ndaj presidentit Hashim Thaçi.

“Ka pasur mendime të ndryshme, besoj se ka qenë e kuptueshme që pas asaj që ndodhi që ishte e papritur ne ishim rrugës për atje, ka qenë e natyrshme që të mos ndodh ai takim. Kemi pasur konsultime intensive me Grenell, ata kishin gatishmërinë që takimi të mbahet, por ne kemi kërkuar që të shtyhet takimi për një datë tjetër dhe tani po presim që Grenell të caktojë një datë ku do të takohemi të dy palët”, tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb