Kryeministri Edi Rama vijon të jetë në qendër të ‘sulmeve’ nga tifozët e Kombëtares të cilët i kërkojnë të mos shkojë në ndeshjen e sotme të Kombëtares shqiptare me Spanjën.

Pavarësisht ‘halleve’ të tjera të kryeministrit, tifozët i shkruajnë në faqen e tij në “Facebook”, të mos shkojë në Shkodër, pasi në të kundërt Shqipëria do humbë.

Por edhe kryeministri Rama nuk ia ka përtuar njërit prej komentuesve, të cilit i thotë se do shkojë në stadium që të mos i ngelet atij se është tersi. Edhe një ditë më parë Rama pati ‘përplasje’ me komentuesit në Facebook, për të njëjtën çështje. A do t’i dëgjojë kryeministri tifozët?! Kjo mbetet për t’u parë.

KOMENTET

Tifoz 1: O Edo ik sot në Shkodër se do humim se je ters, haha ik ik po mos të shofi njeri.

Rama: Jo Eduard, une them te shkoj qe po qe se humbasim te mos te te duket vetja jote si tersi

Tifoz 2: Po shkove ti ne stadium shpresoj ti japin penallti Spanjes, dhe ate ta gjuaj Sergio Ramos.

Tifoz 3: O Edi unë them te shkosh ne Shkodër. Te shkosh e siç ke me te, biles sa me shpejt. Por vetëm qëndro te krahu i spanjollëve qe tu sjellësh atyre ters e kshu fitojmë ne. Aman na bej këtë nder

Rama fb komente

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: