Ylli i Juventusit, Paulo Dibala, që thirret ndryshe edhe me nofkën “La Joya”, që në shqip do të thotë xhevahiri, duket se e ka gjetur dashurinë e jetës së tij.
Nëse Dibala është një xhevahir për tifozët e Juventusit, xhevahiri i vetë argjentinasit quhet Antonela Kavalieri.
Mes të dyve ka rinisur sërish një dashuri e zjarrtë, pas krizës që kaluan verën e kaluar.
Siç raportojnë mediat rozë në Itali, Dibala po mendon t’i propozojë për martesë “xhevahirit” të tij.
Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/foto-dibala-i-propozon-per-martese-xhevahiri-i-tij-quhet-antonela/
(BalkanWeb)