DIBËR

Policia ka arrestuar një 43-vjeçar në Dibër, i cili së bashku me vëllain e tij ka dhunuar një mjek mbrëmjen e kaluar. Gjithashtu u shpall në kërkim vëllai i të arrestuarit si person i përfshirë në dhunën ndaj mjekut në kohën që po kryente shërbimin.

Sipas Policisë, i arrestuari është shtetasi me iniciale A.L, ndërsa mjeku i dhunuar është identifikuar si Agron Mezexhiu 70 vjeç. Mjeku 70-vjeçar kishte shkuar nga Tirana për të kryer shërbimet mjekësore në spitalin e Dibrës, por ra pre e dhunës. Ky rast nuk është i izoluar pasi dhuna ndaj bluzave të bardha ka qenë prezente në Tiranë, Lezhë, Durrës dhe së fundi në qytetin e Dibrës.

Të ndodhur përballë këtyre rrethanave, ka qenë vetë kryeministri Edi Rama i cili tha se do të ndërhyhet në Kodin Penal për të ashpërsuar masat ndaj agresorëve, të cilët godasin mjekët për shkak të detyrës.

Njoftimi i policisë:

U arrestua në flagrancë A.L, 43 vjeç, dhe u shpall në kërkim vëllai i tij shtetasi V.L, banues në Dibër, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin në ambjentet e Spitalit Rajonal Dibër, kanë goditur me grushta mjekun shtetasin A.M.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: