Situatë e pazakontë në qarkun e Dibrës për shkak të motit të ftohtë dhe dëborës që ka pushtuar rrugët dhe ka bllokuar disa fshatra.

Por ajo që e bën më të pazakontë situatën është prania e plehrave. Mjetet e pastrimit nuk kanë mundur të kryejnë detyrën dhe mbeturinat janë përhapur në të gjithë lagjet e Peshkopisë. Gazetari Enver Doçi ka siguruar imazhet e kësaj situate për “BalkanWeb”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë një banor i Çidhnës së Njësisë Administrative Arras në pamundësi për dërgimin e lopës drejt thertoreve të qytetit të Lezhës, sipas urdhrit të AKU-së, është detyruar ta therë atë në mes të rrugës, në borë.

Lopa Ne Bore
Lopa Ne Bore

Gazetari Doçi raportoi për “BalkanWeb” se banori duhet ta dërgonte në thertore sipas marrëveshjes, por për shkak të rrugëve të bllokuara nuk ka mundur ta transportojë. Ai nuk ka pasur as bazë ushqimore dhe është detyruar ta therë në mes të borës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb