Një analizë për situatën e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe integrimin në BE publikon në faqen elektronike gazeta gjermane Die Zeit duke theksuar mungesën e një perspektive reale anëtarësimi në familjen europiane.
Konkretisht në artikull vihet re se “Për politikanët e Ballkanit Perëndimor premtimi i perspektivës europiane në vitin 2003 në Selanik largohet vazhdimisht nga horizonti, ndërsa gjithnjë e më shpesh referohen në thjesht një “lidhje”.
Askush nuk duket se dëshiron anëtarësime të reja në BE pa përmbushur kriteret paraprake. Kjo ndodh pas shokut që shkaktuan dy anëtarësimet e Rumanisë dhe Bullgarisë, tashmë vendet e tjera detyrimisht do duhet të bëjnë shumë durim.
Për më tepër, BE duhet të mbylli plagët ballkanike, si për shembull të koordinoje ndërtimin e rrjetit rrugor, përmirësimin e rrjetit të telekomunikacionit, promovimin e Kushtetutës në Bosnjë-Hercegovinë, si dhe domosdoshmërisht të zbuten mosmarrëveshjet ballkanike, për shkak të kufijve. Nën presionin e BE-së, Athina dhe Shkupi po i japin fund një beteje qesharake për emrin, me kusht që marrëveshja të marri dritën jeshile dhe në referendumin përkatës.
Në të njëjtën kohë, përafrimi Beograd-Prishtinë ka marrë një dinamikë të re. Presidentët e Serbisë dhe Kosovës parimisht janë pro shkëmbimit territorial. Zona e ndarë de facto nga Prishtina në veri të Ibar që administrohet nga Beogradi të jetë Serbi dhe Lugina e Preshevës në jug të Serbisë t’i kalojë Kosovës. Cështja është mjaft kontroversale, me ndërhyrje të shumta e të ndryshme.
Si Karl Bild, ish-i dërguari i posaçëm i BE-së për Jugosllavinë dhe ish-ambasadori Vofgang Ischinger, negociator i BE-së për Kosovën, paralajmërojnë se një shkëmbim i mundshëm territorial do të hapte kutinë e Pandorës, e nëse kjo ndodh do të hapen çështje diskutimi e akoma dhe mund të ndryshojë kufijtë ballkanik edhe në të tjera zona, përfundon artikulli i Die Ziet.