TIRANE – Një legjendë në Shqipëri për “Loro Boriçin”. Stadiumi i Shkodrës, “Loro Boriçi” është në rikonstruksion dhe inaugurimi i tij ende nuk dihet se kur do të bëhet. Pavarësisht kësaj emrat e personaliteteve që do të mund të marrin pjesë në inaugurim nuk ngurohen të bëhen publik.

Diego Armando Maranda, legjenda e gjallë e futbollit botëror, është një nga emrat që përflitet për të qenë i pranishëm në Shkodër gjatë inaugurimit.

Një legjendë botërore për të nderuar rikonstruksionin e stadiumit që mban emrin e një legjende të futbollit shqiptar. Kjo ide, mësohet të ketë marrë jetë nga një menaxher shkodran që jeton në Angli, i cili sipas mediave, nisur kontaktet me ish-futbollistin e kombëtares argjentinase, aktualisht trajner i Afrikës së Jugut.

Pritet që gjatë muajit nëntor të mësohet edhe diçka më konkrete lidhur me vërtetësinë e lajmit një fjalë. Gjithsesi ardhja e Maradonas në Shqipëri mesa duket është një ëndërr që mund të bëhet shumë shpejt realitet.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb