Nga Atletico Madrid, tek Atletico Miniero, Diego Costa bëhet me skuadër të re. Sulmuesi 32-vjeçar është bashkuar me skuadrën braziliane si transferim i lirë, teksa kjo është konfirmuar nga vetë klubi nga Miniero, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

32-vjeçarit i kishte mbaruar kontrata dy-vjeçare që kishte me Atletico Madrid dhe do të rikthehet në aksion pas gati tetë muajve, pasi paraprakisht ishte pa klub që nga dhjetori.

Spanjolli i lindur në Lagarto të Brazilit, ishte katër vite pjesë e Atletico Madrid për të iu bashkuar më pas Chelsea për tre vite, dhe për t’u rikthyer tek ekipi spanjoll edhe për dy vite të tjera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb