Finalja e Super Bowel përpos kthesës historike të New England Patriots pati një tjetër detaj të veçantë që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Në dukje diçka jo e rëndësishme pasi ishte vetëm një foto, por që më pas do të bëhej shpejt virale pasi në qendër të vëmendjes u vunë dy njerëz të sportit.

Legjenda e Basketbollit amerikan, Shaquille O’Neal, pozoi bashkë me gjimnasten rekordmone, Simone Biles, e cila ka fituar katër medalje të arta në lojrat Olimpike Rio De Zhanero 2016, pa e ditur se shpejt do të pushtonin internetin apo web-et në të gjithë botën, raporton “The Sun”.

Buja e fotos nuk u shkaktua nga sukseset individuale të këtyre sportistëve të suksesshëm, por nga fakti se ato kanë një diferencë 70 cm në gjatësi, për të mos përmendur atë në gjërësi. Ishte ky detaj që bëri që fotoja të bëjë xhiron në internet dhe të mbledhë komente të shumta.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb