Los Angeles Lakers aktualisht janë në kërkim të një trajneri të ri, pasi Frank Vogel u shkarkua pas sezonit katastrofik dhe Shaquille O’Neal ka caktuar kushtin që ai të bëhet trajneri i ri sezonin e ardhshëm.

“Nëse Lakers do të më ofronin 25 milionë dollarë në vit për katër vjet, unë do të drejtoja Lakers. Do të më duhej një kontratë katërvjeçare. Unë do t’i stërvitja ata tani”, – tha O’Neal.

Shifra vjetore që ai kërkon është më shumë se dyfishi i asaj që fiton trajneri më i paguar në NBA aktualisht. Gregg Popovich, i cili drejton San Antonio Spurs, aktualisht fiton një pagë vjetore prej 11.5 milionë dollarësh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb