VLORE

Pesë makina janë djegur gjate nates në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Gazetari Enrik Mehmetaj raporton për ‘BalkanWeb’, se policia në vendgjarje ka gjetur edhe bidona me benzinë. Dyshohet se objektivi i gjithë ngjarjes të ketë qenë makina e drejtorit të Shërbimeve Publike në qytetin e Vlorës, Gentjan Sherifaj dhe motivi të ketë qenë për shkak të detyrës së tij.


Kjo mësohet të jetë qenë edhe pista kryesore ana e hetuesve.

Djegia e makinave nuk është risi në qytetin bregdetar. Ende nuk ka një version zyrtar nga ana e policisë. Mësohet se policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Ata po punojnë për zbardhjen e rrathaneve të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISE
Vlorë

Më datë 26.02.2019, në orën 01:30, në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, në një shesh parkimi, në rrethana ende të paqarta janë përfshirë nga flakët 5 automjete në pronësi të personave të ndryshëm.

Po punohet për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: