Dy transformatorë janë djegur në Kukës, duke bërë që energjia elektrike të mungojë për pak caste në qytetin verior.

OSHEE njofton se është duke punuar për të rregulluar avaritë dhe për të kthyer sa më shpejt të jetë e mundur energjinë.

Njoftimi i OSHEE-së:

Pershendetje/ Njoftim për abonentët #Kukës

Si pasojë e motit të keq, me shkarkesa elektrike, mbrëmjen e djeshme u dogjën transformatorët në dy kabina që furnizojnë me energji dy lagje në qytetin e Kukësit, lagjia “Gostil 2” dhe “Lagjia e re”.

Grupet e avarisë ndërhynë menjëherë për shuarjen e zjarrit dhe sot po punohet për montimin e 2 transformatorëve të rinj dhe vënien në punë të tyre me qëllim rikthimin e energjisë sa më shpejt tek abonentët

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb