VLORË- Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të ditës së sotme në Vlorë. Sipas të dhënave zyrtare, rreth orës 02:35, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen “Lirim”, ka marrë flakë një automjet. (foto ilustruese)

Policia dhe shërbimi zjarrëfikës kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes ku kanë bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve.

Nga verifikimet paraprake dhe deklarimet e marra nga personat e pranishëm ka rezultuar se mjeti tip “Jeep”, në pronësi të shtetasit E.S., 20 vjeç, banues në lagjen Lirim, ka marrë flakë aksidentalisht dhe është dëmtuar në pjesën e përparme tek motori.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: