MALLAKASTËR

Një zjarr ka rënë sonte në fshatin Gjerbës të Mallakastrës.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për “Balkanweb” se zjarri ka rënë ditën e sotme në banesën e Vezire Jaupaj 75 vjeçe, e cila fatmirësisht i ka shpëtuar zjarrit masiv.

Ndërkohë, sipas një denoncimi të banorëve, zjarrfikëset kanë mbërritur me vonesë në vendngjarje. Si pasojë e zjarrit, janë konstatuar dëme të konsiderueshme.

Mendohet se shkak i këtij zjarri është bërë një shkëndijë elektrike në pajisjet e banesës.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb