Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka prezantuar sot projektet më të reja, Bibliotekën dhe Fototekën e digjitalizuar. Bëhet fjalë për një fond me mijëra tituj dhe fotografi, që tani janë më afër studiuesve dhe gjithkujt tjetër, të cilat u prezantuan në prani të drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, Ardit Bido dhe ministrja e Kulturës Elva Margariti. Po ashtu u prezantua dhe faqja e re e Katalogut online, e rinovuar në aspektin grafik dhe e pasuruar me përmbajtje dhe funksionalitet.

Këto sisteme elektronike do të sjellin lehtësi maksimale për studiuesit dhe të tjerët që kanë interes për librat dhe fotografitë që ruajmë. Në fototekën online gjenden të gjitha fotografitë para vitit 1945 që ruhen në AQSH, e që tani janë vetëm një klikim larg në ëëë.fototeka.arkiva.gov.al ku mund të blihen fotografitë me rezolucion të lartë, pa qenë nevoja për të qenë të pranishëm në sallat e studimit të DPA-së.

“Mjafton që të përcaktohen ato libra që studiuesi do të shohë, në mënyrë që Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave ta kthejmë në një One-Stop-Shop Albanologjik, në një vend ku studiuesi vjen, sheh librin që ai do, dokumentet që ai ka porositur, sheh dhe fotot që nuk mund t’i shohë në sallë por i sheh drejtpërdrejtë nga shtëpia. Në këtë mënyrë ne besojmë se ja kemi arritur që për studiuesin shërbimi të jetë shumë i lehtë, që e çojnë arkivin në shtëpinë e studiuesit, në telefon

Ndërkohë, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, tha se kjo është një punë kolosale që po bëhet në gjithë Shqipërinë për digjitalizim e shërbimeve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Më bëhet qejfi që sot jemi në Arkivin e Shtetit për ta bërë këtë, sepse ka qenë simbolika e një vendi të mbyllur, e një vendit të pa aksesushëm, e një hapësire kur të gjithë ne e dimë se sa e vështirë ka qenë të gjendet një dorëshkrim apo studim, pa qasje politike. Gjatë gjithë diktaturës këto kanë qenë hapësira vërtetë të ngurta, ndërsa sot arrijmë në dimension komplet tjetër. Jo vetëm që janë të hapura, e studiuesit arrijnë të kenë më shumë mundësi, por mbi të gjitha dhe të rinjtë”, u shpreh ministrja Margariti.

Ky sistem online i mundëson gjithkujt që çdo gjë sa i përket Bibliotekës dhe Fototekës ta bëjë përmes sistemit online. Këtu mund të gjenden edhe fotografi të Institutit “Luce”, që shteti shqiptar i sekuestroi në vitin 1945 dhe një pjesë e tyre më nuk gjenden as në Itali. Fototeka do të pasurohet edhe më shumë me fotografitë e Vani Burdës dhe Thimi Racit, të cilat janë në proces dixhitalizimi. Ndërsa Biblioteka online përmban mbi 12 mijë njësi si antikuar, librin shqip e të huaj dhe periodik dhe lexuesi nga sot mund të kërkojë në faqen ëëë.biblioteka.arkiva.gov.al
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb