Ish-deputetja e LSI-së, Silvana Caka, ka sulmuar qeverinë Rama për çështjen e inceneratorëve.

Përmes një mesazhi në “Facebook” Caka thekson se me paratë e inceneratorëve janë mbyllur shumë gojë.

REAGIMI I CAKES
E çuditshme kjo puna e parave te inceneratoreve:
Diku mbyllen gojet e diku tjeter i vjen goja edhe memeceve!
Inceneratoret treguan qe gjithe sulmet ndaj LSI-se nuk kane patur asnjehere parimin ne thelb, por vetem nje emerues te perbashket: vjedhjen kolektive.
Parate e inceneratoreve blene dhe kercenuan shume njerez, madje blene edhe shume mandate te LSI-se dhe keto po faktohen çdo dite. Megjithate, prisni prisni, se s’keni pare gje akoma!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb