Të gjithë e mbajnë mend kur aktori francez Gerard Depardieu mori nënshtetësinë ruse në vitin 2013 pasi u largua nga Franca për arsye taksash. Aktori, i cili asokohe mori pasaportën ruse personalisht nga Vladimir Putin, tashme nuk i ka fshehur akuzuat kundër presidentit, duke e akuzuar atë për “eksese të çmendura dhe të papranueshme” në Ukrainë. Depardieu tha se populli rus nuk ishte përgjegjës për sjelljen e presidentit të tyre.

Pas kësaj deklarate, ka ardhur edhe reagimi nga Kremlini. Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, pohoi se aktori ndoshta nuk e kuptonte plotësisht situatën në Ukrainë dhe ofroi që ta shpjegonte atë. Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, tha se aktori ndoshta nuk e kuptonte plotësisht situatën në Ukrainë dhe ofroi ta shpjegonte atë, raporton BBC.

Në atë kohë, aktori dhe presidenti shtrënguan duart dhe u përqafuan me njëri-tjetrin. Në vitin 2015, Ukraina e ndaloi hyrjen e aktorit në vend për pesë vjet pasi ai mbështeti aneksimin e Krimesë nga Rusia. Pavarësisht kësaj, aktori denoncoi luftën në Ukrainë menjëherë pasi Rusia nisi sulmin e parë dhe bëri thirrje për negociata.

Depardieu tha gjithashtu se do t’i dhurojë të gjitha të ardhurat nga tre netët e koncerteve në Paris, për “viktimat ukrainase të kësaj lufte tragjike vëllavrasëse”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb