TIRANE
Lajmi se Aurela Hoxha është bërë nënë ishte surprizë jo vetëm për të gjithë miqtë e saj virtualë, por edhe për një pjesë të mirë të publikut dashamirës të modeles së njohur.

Duke iu shtuar listës së personazheve të njohur që e kanë jetuar në fshehtësi të plotë pritjen e ëmbël dhe më tej edhe javët e para të mëmësisë, Aurela, me sa duket, ka pasur arsye personale, megjithatë disa detaje për vogëlushin kanë dalë disi pa dashje pas lindjes.

Kështu, edhe pse vetë Aurela ndau fotot e para në Instagramin e saj, ajo nuk dha detaje as për gjininë dhe as për emrin me të cilin e kishte pagëzuar të sapolindurin.

Në Spanjë, modelja e njohur po jeton një lidhje të gjatë me partnerin e saj, me të cilin prej pak javësh po shijon edhe frytin e parë të dashurisë. Një nga miqtë më të ngushtë të Aurelës, Endrit Mërtiri, së fundi ka zbuluar “pa dashje” edhe emrin me të cilin Aurela ka pagëzuar të birin.

Quhet Alaron dhe këtë sapo e ka thënë Endriti në Instagramin e tij, ku ka postuar një foto me Dorina Gegiçin, bashkë me shënimin: “Daja dhe tezja më ‘cool’ të Alaronit”. Pas përshkrimit, nuk mungon as përgjigjja e Aurelës, e cila ia kthen: “Të dua daja”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: