Kush është lojtar më i mirë, Messi apo Ronaldo? Kjo është pyetja që i ka munduar prej kohësh tifozët e futbollit, por jo ish-lojtarin e Manchester United, Patrice Evra i cili është i bindur në favor të CR7.

“Këtë nuk e them sepse është vëllai im, por sepse jam i dashuruar me mënyrën e punës së tij. Messi ka talent të dhënë nga Zoti, Cristiano duhej të punonte shumë për ta marrë atë, me forcë deri diku. Nëse Messi do të kishte të njëjtën etikë pune si ai, ndoshta do të kishte 15 “Topa të Artë” sot. Më pëlqejnë njerëzit që punojnë shumë dhe prandaj zgjedh Cristianon” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: