Kandidati i LSI në qarkun e Beratit Ardit Çela shkruan sot në një postim në facebook, Parlamenti dhe Qeveria e re që do të dalë pas zgjedhjeve të 25 prillit, do të kthejë vëmendjen për zonën e Dimalit.

“Kërkesa e qytetarëve të Urës Vajgurore për ndryshimin e emërtesës në Dimal, mori fillimisht miratimin e Këshillit të Bashkisë, e më pas edhe të parlamentit.

Padyshim qe Presidenti i Republikës, si perfaqesues i unitetit të popullit dhe në emër të qytetarëve do të finalizojë vullnetin e tyre permes dekretimit te Ligjit për ndryshimin me emërtesën e re Dimal.”- shkruan Çela.

Postimi i plotë:
Dimalin e krijoi perëndia, ndaj nuk mund të merrej nga njerëzia
Ky pohim i vendasve të Krotinës vjen nga thellësia e shekujve si dëshmi e një qytetërimi mijëravjeçar, i cili na tregon shumë për rrënjët dhe për historinë tonë ilire.

Kërkesa e qytetarëve të Urës Vajgurore për ndryshimin e emërtesës në Dimal, mori fillimisht miratimin e Këshillit të Bashkisë, e më pas edhe të parlamentit.

Padyshim qe Presidenti i Republikës, si perfaqesues i unitetit të popullit dhe në emër të qytetarëve do të finalizojë vullnetin e tyre permes dekretimit te Ligjit për ndryshimin me emërtesën e re Dimal.
Ky duhet të jetë vetëm hapi i parë i një epoke të re për shfrytëzimin e gjithë potencialit turistik të zonës, nëpërmjet rivitalizimit të trashëgimisë historike dhe kulturore, por edhe nëpërmjet harmonizimit të tyre me resurset e panumërta natyrore.

Parlamenti dhe Qeveria e re që do të dalë pas zgjedhjeve të 25 prillit, do të kthejë vëmëndjen për të gjithë këtë zonë të mrekullueshme, pasuri të Qarkut të Beratit dhe të gjithë Shqipërisë, në funksion të historisë, trashëgimisë, por edhe të zhvillimit ekonomik e social të zonës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb