Dinamo do të luajë në transfertë kundër Pafos ndeshjen e kthimit të vlefshme për play off-in e Ligës së Konferencës ditën e enjte, ora 19:00.

Por kundërshtarët e tyre, qipriotët janë përforcuar para kësaj sfide të rëndësishme ku e para u mbyll 1-1.

Me Pafosin bashkohet kampioni që ka fituar çdo trofe të mundshëm me PSG-në.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e djathtë Joram Zague. Lajmi u konfirmua nga vetë kampionët e Championsit përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai është huazuar për një sezon me opsion blerje deri në fund të sezonit 2026/27.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb