Dinamo pranoi që në javën e dytë të Abissnet Superiore të ndryshonte axhenda e sfidës me Skënderbeun. Për shkak se stadiumi i Korçës nuk ishte gati, u vendos që takimi të luhej në Elbasan dhe ai i fazës së dytë në Korçë.

Skënderbeut iu bë nder ku përfitoi miliona lekë. Bardhekuqtë duhet të paguanin 5 milionë lekë të vjetra, nëse do të donin të kthenin tifozët në stadium.

Skënderbeu shmangu këtë detyrim duke luajtur në Elbasan. Kujtojmë se ndaj Tiranës lejohen tifozët, pa qenë nevoja për të paguar gjobë.

Sfida me bardheblutë është rezervuar më 11 shtator. Takimi vlen për javën e katërt të kampionatit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb