Ish-banorja e Big Brother Vip, Diola Dosti ka konfirmuar romancën me biznesmenin shqiptar, Erolld Belegu.

Çifti përfliteshin prej disa ditësh që ishin në një romancë pasi publikuan pamje nga vende të ngjashme. Ndërkohë nutricionistja dhe biznesmeni konfirmuan lidhjen përmes postimeve në rrjetet sociale.

Erolld Belegu fillimisht publikoi një foto në makinë kapur për dore me një grua shoqëruar me një ikonë zemre, por pa zbuluar identitetin e saj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në një postim të mëvonshëm, ai publikoi një imazh teksa Diola Dosti e puthte në faqe.
“Thjesht lumturi”, shkroi biznesmeni në foton ku ka bërë tag edhe ish-banoren e BBV2.
Diola Dosti konfirmon lidhjen e re! Çifti mësohet se kanë një diferencë prej 20 vitesh në moshë, por duket se nuk ka qenë aspak problem për lidhjen e tyre.

Diola Dosti është nënë e 3 vajzave me ish-partnerin e saj, gjinekologun nga Kosova, Dardan Baftiu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: