Zyrtarët amerikanë do të takohen me përfaqësues talebanë dhe zyrtarë nga ministritë kryesore afgane. Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit në këtë takim do të diskutohet për çështjet ekonomike, sigurinë si edhe të drejtat e grave.

Gjithashtu bëhet me dije se zyrtarët amerikanë do të takohen me delegacionin taleban Doha, ku edhe do të diskutohet rreth mbështetjes humanitare për Afganistanin.

Përfaqësuesi Special për Afganistanin, Thomas West dhe e dërguara speciale për gratë, vajzat dhe të drejtat e njeriut afgane, Rina Amiri do të udhëtojnë në Astana, Kazakistan dhe Doha, Katar, nga 26 korriku deri më 31 korrik, tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë.

Talebanët u kthyen në pushtet në vitin 2021 kur forcat e NATO-s dhe të SHBA-së u tërhoqën pas një konflikti 20-vjeçar.

Ndërkohë Uashingtoni ende nuk e njeh qeverinë talebane në Kabul dhe ka vendosur sanksione kundër grupit dhe liderëve të tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: