Drejtori i Zyrës së Punëve të Jashtme të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, Yang Jiechi, deklaroi se shpresojnë se SHBA-ja do të ndryshojë mentalitetin e saj të lojës pa fitues dhe nuk do të shfrytëzojë konceptin e sigurisë kombëtare për të ndërhyrë në shkëmbimet normale tregtare të të dy vendeve, duke theksuar se “SHBA-ja nuk e ka autoritetin t’i flasë Kinës nga lart”.

Sipas deklaratës së bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës, Yang dhe Ministri i Jashtëm Wang Yi në takimin e tyre me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan, në Alaska të SHBA-së reaguan ndaj politikave të administratës së Washington-it që synojnë Kinën.

Duke theksuar se të dy vendet kanë bërë përpjekje të përbashkëta shumë herë në fusha të tilla si luftimi pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) dhe ndryshimeve klimatike, Yang tha se shpreson që SHBA-ja të ndryshojë mentalitetin e saj të lojës pa fitues, të braktisë metodat e gabuara të tilla si gjykimi i vendeve të tjera sipas ligjeve të brendshme të saj dhe se shpresojnë që koncepti i sigurisë kombëtare të mos shfrytëzohet nga të dy vendet për të ndërhyrë në shkëmbimet e tyre normale tregtare.

Duke theksuar se “Tajvani, Rajoni Administrativ Special i Hong Kongut dhe Rajoni Autonom Ujgur Xinjiang janë të gjitha një pjesë integrale e integritetit territorial të Kinës”, Yang tha se “Kina kundërshton me forcë veprimet e SHBA-së që ndërhyjnë në punët e saj të brendshme. SHBA-ja nuk ka autoritet për të folur me Kinën nga lart”.

Ministri i Jashtëm Wang gjithashtu deklaroi se “SHBA-ja duhet të braktisin plotësisht qëndrimin tiranik që ndërhyn në punët e brendshme të Kinës dhe duhet të korrigjojë këtë sëmundje kronike”.

Reagimi ndaj sanksioneve të SHBA-së ndaj Hong Kongut

Duke shprehur se akti i SHBA-ve me vendimin e sanksioneve ndaj Hong Kongut më 17 mars para takimit nuk është një mënyrë normale për të pritur mysafirë, Wang tha: “Nëse SHBA-ja dëshiron, ne mund të shkëmbejmë pikëpamje me SHBA-në në bazë të respektit, ne mund të marrim përgjegjësi të përbashkëta dhe të bëjmë atë që duhet bërë”.

Pas takimit të tensionuar midis diplomatëve të dy vendeve, mediat kineze theksuan se diplomatët kinezë bënë një kundërsulm kundër qëndrimit përbuzës të SHBA-së dhe se është e vështirë të gjendet një gjuhë të përbashkët.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb