Kujdesi që duhet të tregojmë për lëkurën gjatë kohës kur ekspozohemi në diell duhet të jetë i madh. Përdorimin e kremrave me filtra mbrojtës dhe atyre hidratues të lëkurës nuk duhet t’i anashkaloni asnjëherë.

Lëngjet me bazë karotat, luleshtrydhet, manaferrat dhe të gjitha perimet e frutat me ngjyrë të verdhë dhe të kuqe, ndihmojnë në prodhimin e melaninës. Prandaj përpara se të ekspozoheni në diell, pini një gotë lëng me këto fruta, shkruan “shëndet+”.

Largoni qelizat e vdeskura të lëkurës: Skrabi është mënyra perfekte për të realizuar këtë process. Në një tas hidhni një lugë me kripë të imët, më pas shtoni pak vaj natyral dhe një lugë kos. Masazhojeni mbi lëkurë të lagur më pas shpëlajeni me ujë të vakët. Do të merrni një efekt pastrues dhe shkëlqyes si dhe do të bëni gati trupin për një nxirje perfekte.

Mos harroni që të pini shumë ujë në mënyrë që të mbani nivelin e duhur të hidratimit në organizëm si dhe konsumoni perime gjatë drekës dhe darkës.

Në rast se bëni banjë në det ose pishinë, kujdesuni të përdorni kremra rezistentë ndaj ujit

Mos u ekspozoni direkt në diell e kryesisht gjatë orëve më të nxehta të ditës, nga 11 :00 deri më 15 :00. Në kohën që do të merrni rreze dielli, është mirë që të mos përdorni parfume dhe produkte të përbëra prej tij, sepse mund t’ua bëjnë lëkurën me njolla e për pasojë nxirja mund të rezultojë e tillë.

Këshillohet të ekspozoheni në diell në mënyrë graduale dhe duke përdorur krem mbrojtës me 30 % filtra.

Ecja i bën shumë mirë lëkurës. Ecni zbathur mbi rërën e lagur, këmbët do të tonifikohen ndërsa do të nxiheni pa shumë lodhje.

Një kujdes i veçantë duhet treguar për mbrojtjen e zonave delikate, si hunda dhe buzët. Përdorni krem mbrojtës për këto zona duke e aplikuar disa herë ën ditë.

Pas një dite në diell, mundohuni ta mbani të lartë nivelin e hidratimit duke përdorur produkte të posaçme për trupin, shmangni ndenjen në dush për një kohë të gjatë e po kështu përdorni ujë të vaktë dhe jo të nxehtë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: