Partizani ka luajtur sot në Turqi ndeshjen e parë miqësore mes atyre që ka planifikuar në mini-fazën përgatitore para rifillimit të kampionatit. Të kuqtë kanë luajtur sot me iranianët e Nasaji Mazandaran, duke u mposhtur me shifrat 3-1.

Në një ndeshje ku trajneri Kolela provoi thuajse të gjithë lojtarët që kishte në dispozicion, iranianët shënuan dy herë në pjesën e parë dhe një herë në të dytën. Ndërkohë, goli i vetëm i ndeshjes për Partizanin do të vinte nga Skuka në minutën e 81-të pas një kundërsulmi dhe një ngatërrese të prapavijës së iranianëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: