Komisioni i Disiplinës e nis aty ku e mbylli sezonin e shkuar, gjoba dhe dënime. Partizani dhe Teuta mbeten dy klube “rebele” që nuk pranojnë të vendosin stemën e sponsorit të fanellë. Klubi i Kukësit e kalon me gjobë sjelljen e gabuar të tifozëve, ku shishja ndaj Taulant Seferit i kushton 100 mijë lek gjobë. Klejdi Daci, autori i golit në sfidën kundër Tiranës, është ndëshkuar me dy ndeshje pezullim për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit:

Disiplna
Disiplna

KF Partizani, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së mos vendosjes së stemës së Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
KF Teuta, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së mos vendosjes së stemës së Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
FK Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
Lojtari i FK Kukësi, Klejdi Daci, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: