Gazetarja Aulona Musta prej kohësh i është nënshtruar një disipline sportive dhe ushqimore. Stili i ri i jetës së saj ka frymëzuar shumë ndjekës në rrjete sociale. Musta, e ftuar në “Vila24”, moderuar nga Brunilda Lahe u ndal tek pasioni që e çoi deri këtu, ndërsa tani ka forma trupore të lakmueshme për shumë persona që duan të arrijnë peshën apo dhe linjat perfekte.

Musta tha se është ushqyer gjithmonë shëndetshëm me ca përjashtime të vogla gjatë viteve të gjimnazit, por theksoi se mamaja e saj është kujdesur gjithmonë që ajo të ketë një regjim të mirë jo me ushqime të përpunuara e të gatshme. Ajo tregon për “mëkatin” e vogël me ushqimin:

“Ata që më njohin e dinë sa e dashuroj unë ushqimin dhe se sa kjo që unë bëj është një disiplinë shumë e rreptë, se jam nga ata njerëz që do e çoj deri në kafshatën e fundit”- thotë, duke shtuar se probemi nuk është se ushqimi është i dëmshmëm, por jemi ne që duhet ta kontrollojmë atë. Aulona ushtrohet me babain e saj, sportistin e famshëm, ish-portier të Kombëtares së Futbollit, Perlat Mustën. Sipas saj, sporti nuk është luks, por një domosdoshmëri që u duhet edukuar fëmijëve që në shkolla, gjë për të cilën shprehu dhe rezervat e saj.

E kënaqur me jetën që bën, mes përgjegjësisë si nënë, bashkëshorte, punës në TV, ushtrimit e angazhimit në rrjete sociale, ka mundur të arrijë eluilibrin falë edhe ndihmës së bashkëshortit të saj, duke nxitur kështu edhe shumë shikues të investojnë për prioritetet e tyre duke mos anashkaluar edhe aspekte të tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: