Komisioni i Disiplinës ka publikuar vendimet për incidentet dhe shkeljet e konstatuara gjatë ndeshjeve të fundjavës në futbollin shqiptar. Në listën e masave disiplinore përfshihen pezullime për dy zyrtarë klubesh, si dhe një gjobë financiare për Dinamon.
Klaudio Allkja, përfaqësues i Elbasanit, dhe Omer Bunjaku, pjesë e Tiranës, janë ndëshkuar me nga katër javë pezullim. Të dy janë konsideruar përgjegjës për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, duke u bërë pjesë e vendimeve të fundit të Komisionit.
Masë ndëshkimore ka marrë edhe Vllaznia, së cilës i është tërhequr vëmendja për përdorimin e stadiumit për seanca stërvitore në ditët para zhvillimit të ndeshjeve.
VENDIMET E DISIPLINËS
- KF Vllaznia, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së seancave stërvitore në ambientet e Stadiumit “Loro Boriçi”, ku zhvillohen ndeshjet zyrtare, duke shkelur nenin 41 të Rregullores së Aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.
- AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
- Zyrtari i AF Elbasani, Klaudio Allkja, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i KF Tirana, Omer Bunjaku, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- FC Dinamo City, për mosrespektimin e detyrimit për daljen e zyrtarëve në intervistën pas ndeshjes, në kundërshtim me nenin 83 të Rregullores së Aktivitetit, në bazë të neneve 8 dhe 32 të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
- KF Shiroka për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive, duke lejuar hyrjen e personave të paautorizuar në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve te ndeshjes, në bazë të neneve 17/1 dhe 17/2/a të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë. Në bazë të nenit 76/1/b të KDE, gjoba aplikohet në masën 20%.
- Zyrtari i KF Shiroka, Ergi Axhami, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
- KF Këlcyra, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive, si dhe për sjellje të gabuar të spektatorëve, të cilët kanë hedhur sende në fushën e lojës, duke rrezikuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 17/1 dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë. Në bazë të nenit 76/1/b të KDE, gjoba aplikohet në masën 20%.
KF Këlcyra, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast përsëritjeje të sjelles se gabuar te spektatoreve, do të jetë subjekt i masave disiplinore më të rënda, të parashikuara nga Kodi i Disiplinës dhe Etikës.
- KF Butrinti, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive, si dhe për sjellje të gabuar të spektatorëve, të cilët kanë hedhur sende në fushën e lojës, duke rrezikuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 17/1 dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë. Në bazë të nenit 76/1/b të KDE, gjoba aplikohet në masën 20%.
KF Butrinti, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast përsëritjeje të sjelles së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore më të rënda, të parashikuara nga Kodi i Disiplinës dhe Etikës.
- Lojtari i KF Pogradeci U-19, Stiv Sinani, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i KF Butrinti U-19, Fjorgi Rexho, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i FC Besa U-15, Matias Beqiraj, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i FC Besa U-15, Ndricim Dedej, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF Teuta U-16, Klaus Kani, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF Teuta U-16, Jozef Paluca, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF Shënkolli U-16, Klejdjon Karaj, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i KF Vora U-16, Erdi Lazri, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- FC Kinostudio U-14, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-14, Zona Rajonale Tiranë, kundër AF Dajti A U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- KF Tirana U-14, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-14, Zona Rajonale Tiranë, kundër FC Dinamo U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Zyrtari i KF Tirana U-14, Inker Kurti, për shkelje të parimeve të fair-play, duke mos respektuar ligjet e lojës dhe vepruar në kundërshtim me integritetin dhe reputacionin e aktivitetit, për shkak të tërheqjes së ekipit nga loja, në bazë të nenit 6/2/a, 8/1, 13 dhe 14/1/j të KDE, dënohet me 3 (tre) muaj pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Tomori, Ledion Daja, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
- Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KSSH Veleçiku, Besnik Duli, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
- Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KF Lushnja, Blerim Hasalla, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtares së KF Egnatia Vajza, Borana Barci, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtares së KF Egnatia Vajza, Rediona Rusi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Partizani U-18, Jon Caushi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
