Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ka nxitur gazetarët që të hulumtojnë, të sigurojë prova të vërteta duke i cilësuar këto si kauza të të gjithëve.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, osmani shkruan se liria është atribut i gjendjes së natyrshme, siç duhet të jetë edhe liria e shtypit.

Postimi i plotë i Vjosa Osmanit:

“Liria është atribut i gjendjes së natyrshme, siç duhet të jetë edhe Liria e Shtypit.
Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, dua ta shprehë konsideratën time për mediat profesionale e të guximshme.

Dua t’i inkurajoj ta vazhdojnë përpjekjen e tyre për raportim të drejtë e të paanshëm, ngase liria e shtypit është parakusht themelor për funksionimin demokratik të shoqërisë. Të një shoqërie ku çdo ditë krijojmë hapësirë për ta dëgjuar mendimin ndryshe dhe ku secili ndihet i lirë ta thotë atë që e mendon.

Media/gazetarë të nderuar, urime dita juaj! Hulumtoni, siguroni prova, nxirrni konkluzione në bazë të tyre. E vërteta duhet të jetë kauzë e përhershme e të gjithëve”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb