Një protestues, nga tubimi që po mbahet para Kryeministrisë, ku në qendër të thirrjeve është dorëheqja e Ramës, iu ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen revoltës.
Ai tha se tashmë është koha që të çojnë Ramën në azil politik.
“Nuk kemi asnjë hapësirë për fëmijët, aktivitete kulturore. Ndaj i bëj thirrje qytetarëve të Tiranës dhe jo vetëm, që të ngrihen në protestë. Sot më shumë se kurrë, është mundësia që ta çojmë Ramën për azil politik.”, tha protestuesi.
