Aktivisti Arben Kola ka bërë thirrje që protesta që ishte lokalizuar para Kuvendit të nisë marshimin drejt Ministrisë së Brendshme.
Qytetarët janë mbledhur sot para Kuvendit në protestën e 58 ku kërkohet dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë së tij.
Ndërkohë pas pak pritet nisja e seancës plenare në Kuvend, ndërsa ka nisur hyrja e deputetëve në Kuvend.
