Gazetari Ferdinand Samarxhi i ftuar në studion e News24 në ditën e shenjtë të Fitër Bajramit ka treguar simbolikën e kësaj feste.

Ai tregoi se gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit Zoti e vë njeriun në sprovë që njeriu të shfaqë vlerat e tij dhe se Ai i jep mundësi njeriut që përmes sakrificës të arrijë atë që Krijuesi kërkon nga njeriu.

“Zoti e vë njeriun në sprovë që njeriu të shfaqë vlerat e tij. Nëse besimtari gjatë vitit është falur për veten e tij, në këtë muaj të shenjtë ai lutet për Zotin. Madhështinë e universit Zoti ia ka krijuar njeriut që të bëhet qenie sa më e ndërgjegjshme dhe të marrë pjesë si qenie shoqërore në këtë muaj të shenjtë. Ai i jep mundësi njeriut që përmes sakrificës të arrijë atë që Krijuesi kërkon nga njeriu.

Ai e bën që njeriu në përballje me vështirësitë e kohës të ketë një vizion tjetër. Ramazani sjell një rritje të njeriut. Njeriu kupton se nuk mund të jetojë si qenie individuale ku tërhiqet nga interesi personal. Ky muaj i fton njerëzit të pinë nga oqeani i mirësisë që kultivohet nga Krijuesi në këtë muaj. Është një sprovë”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: