Më në fund pas shumë tratitivash, Milan bën për vetë Olivier Giroud. Francezi zbarkon këtë të enjte në Milano për t’iu nënshtruar më pas të premten vizitave mjekësore. Sulmuesi do të firmos një kontratë 2-vjeçare me “djallin”, marrëveshje kjo që i kushtojë kuqezinjve 2 milion euro kesh plus bonuse. Pasi sistemuan çështjen Giroud, Milan po kujdeset të mbyll edhe tratativat me Real Madrid për Brahim Diaz.

Vlasic
Vlasic

Formula është sërish e njëjtë, huazim edhe për një tjetër vit por duke përjashtuar nga kontrata detyrimin për të blerë kartonin tij. Pioli dhe stafi drejtues i Milan mbetën në kërkim të një fantazisti për të plotësuar vendin e lënë bosh nga largimi i Calhanoglu. Emri që josh më shumë është ai i Vlasic por CSKA e Moskës kërkon 30 milion euro për kroatin, një shumë e madhe të cilën Milan nuk mund ta paguaj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb