Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një reagimi në ‘Facebook’ pohoi se pavarësisht faktit që sot është dita e Republikës, deri më tani nuk është bërë asnjë aktivitet.

Në mesazhin e tij Manjani tha se duhet të ketë një datë zyrtare për të kujtuar këtë ditë. Mes të tjerash ai theksoi se; “Shpresoj që përfaqësues të familjes mbretërore të kenë përgatitur ndonjë aktivitet, se këta të Republikës kanë shumë punë…!”.

REAGIMI I MANJANIT
Meqë ra fjala, ende sot është dita e Republikës. Nuk ka një ditë tjetër zyrtare për Republikën, siç me të drejtë thotë Luan Rama. Ndaj mbetet kjo që është. Emërtesa e Republikës mund të jetë e ndryshme sipas politikës që sundon, por Republika si formë juridiko- qeverisje, duhet të ketë një datë zyrtare. E momentit është ende 11 janari.
Shpresoj që përfaqësues të familjes mbretërore të kenë përgatitur ndonjë aktivitet, se këta të Republikës kanë shumë punë…!

Po që betohen për Republikë e për Kushtetutë!!!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb