Me rastin e së kremtes së Fjetjes së Hyjlindëses Mari, Fortlumturia e Tij, Joani, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, ka marrë pjesë në shërbesën e shenjtë së bashku me Tërëshenjtërinë e Tij, Bartholomeun, Patriarkun Ekumenik.

Shërbesa u zhvillua në Kishën e Ungjillëzimit të Hyjlindëses në fshatin malor Agriadi, në ishullin e Imbros, ku Kryepiskopi Joani bashkëmeshoi me Patriarkun Ekumenik Bartholomeu.

Kjo e kremte, e njohur si Dita e Shën Mërisë, është një nga festat më të rëndësishme të kalendarit ortodoks dhe i kushtohet Fjetjes së Hyjlindëses Mari.

Ceremonia u zhvillua në një atmosferë të veçantë shpirtërore, me pjesëmarrjen e besimtarëve dhe klerikëve, ndërsa bashkëmesha e dy hierarkëve të lartë të Kishës Ortodokse shënoi një moment të rëndësishëm të kësaj feste.

Shërbesa u transmetua drejtpërdrejt nga Kisha e Ungjillëzimit të Hyjlindëses në Agriadi të Imbrosit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb