Në ditën e zgjedhjeve Kosova ka pasur një bilanc pozitiv sa i përket luftës ndaj COVID-19. Asnjë pacient nuk ka humbur jetën në 24 orët e fundit teksa ka pasur rekord testimesh, plot 3 mijë e 31.

Nga ana tjetër 201 pacientë janë shëruar ndërsa nga testimet 246 pacientë rezultuan me COVID-19.

 

”Brenda 24 orëve, kemi rekord testime që nga fillimi i pandemisë, 3.031 teste dhe nga këto mostra vetëm 246 kanë rezultuar pozitiv me Covid 19, apo në përqindje vetëm 8.1%, ndërsa asnjë qytetar nuk ka humbur jetën në betejën me Covid 19. Përgëzoj për punën e palodhshme Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në tërë Republikën e Kosovës! Të dashur qytetarë, kjo situatë e kontrolluar epidemiologjike është arritur falë bashkëpunimit të të gjithëve. Respektoni rekomandimet anti Covid. Bashkë ia dalim!” – ka shkruar Zemaj në Facebook.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb