Ish-deputeti i PD-së Tritan Shehu, përmes një statusi në “Facebook”, në Ditën Ndërkombëtare të Minatorit, thekson se çdo ditë e më shumë, në vendin tonë, përkeqësohet situata e punëtorëve të minierave në Memaliaj, Luftinjë dhe në mbarë Shqipërinë.

Shehu nënvizon se 25 prilli është dita, për të ndëshkuar njëherë e përgjithmonë këtë klasë politike dhe për të kthyer dinjitetin e minatorëve.

Postimi i ish-deputetit të PD-së Tritan Shehu:

Sot ne Diten Nderkombetare te Minatorit perkeqesohet gjendja katastrofale e atyre ne Memaliaj, Luftinje etj, ne ate pellg qymyri, si kudo ne Shqiperi!

Minatoret jane krejt te braktisur ne varferi, semundje profesionale, te harruar e pa shprese nga ky rregjim e Kryeminister.

Ishte pikerisht Rama, qe nuk lejoi te miratohet ne Kuvend ligji per “Statusin e Minatorit”, me premtime se po pregatiste nje “universal”!

Perfundimi asgje, as status, as pagese suplementare per ato vite pune shume te veshtira, as kujdes te vecante shendetesor aty ku ata banojne a ne Tirane, asgje.

Perkundrazi edhe ai “spital” i Memaliajt eshte katandisur ne nje qender shendetesore larg standarteve, qe po atrofizohet cdo dite, ndersa ne spitalet qendrore….!

Asnje kujdes shendetesor i vecante, asnje mundesi reabilitimi, asnje egzaminim laboratorik a imazherik per ata ne ate Qark, as ne Gjirokaster….asgje, asgje, asgje, vetem te lene ne harrese ne “rrugen drejt vdekjes”!

Dhe sot kur kane ngelur pak nga ata punonjes nentoke: megjithate dhe keta pak jane braktisur me cinizem ne meshiren e fatit.

Fatmiresisht 25 Prilli eshte afer per te bere qe Shteti te ktheje fytyren e kujdesin edhe per keta njerrez te sakrifikuar dikur me profesionin e tyre e sot ne harresen e lene nga kjo Qeveri e pa pergjegjeshme!

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb