Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, mesazh me rastin e 1 Majit: Po punojmë për ligje më të mira për botën e punës

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla ka shpërndarë një mesazh mbi 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Ajo u shpreh se qëllimi i kësaj mazhorance është mirëqenia e punëtorëve, si faktor për rritjen ekonomike.

“Nderim sot, në 1 Maj dhe çdo ditë, për njerëzit e punës, që në mënyrë të pazëshme, me energjinë dhe sakrificat e tyre, punojnë e prodhojnë, ndërtojnë ekonominë dhe zhvillojnë Shqipërinë. Mirëqenia e punëtorëve, e forcës së punës, si faktor për rritjen ekonomike, është qëllimi ynë si parlamentarë e qeverisës. Prandaj po punojmë për ligje më të mira për botën e punës, për të ndërtuar jetën, të ardhmen dhe edukuar fëmijët me ndjenjën dhe përgjegjësinë për punën”, tha ajo.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: