Ditë zie për këngetaren Enca Haxhia. Behet me dije se këngëtarja ka humbur babain e saj ne moshen 64-vjecare, i cili prej kohësh vuante nga nje sëmundje e rëndë.

Kengetarja ka qene mjaft e lidhur me babain dhe per kete raport ka folur shpesh edhe në media.

Ndërsa këngëtarja Enca nuk ka preferuar të bëjë ndonjë postim për lajmin e hidhur, i vetmi reagim në rrjetin social Instagram ka qenë disa orë më parë kur artistja ka postuar një pjesë të këngës “Ocean” të Karol G, e cila i dedikohet dikujt për të cilin do ta duash përjetësisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: